REGJISTRIMI I POPULLSISË
Kosova ka nisur procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ky proces do të realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024, si dhe përfshinë regjistrimin e popullsisë rezidente dhe jo-rezidente, pra edhe regjistrimin e pjesëtarëve të Diasporës.
Regjistrimi i popullsisë na shërben që të kuptojmë më mirë gjendjen dhe nevojat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë si dhe pjesëtarët e Diasporës, dhe përmes informatave statistikore të planifikojmë politika e shërbime më adekuate publike. Regjistrimi i popullsisë është një ndër proceset më të rëndësishme zhvillimore të vendit, ndërkaq Diaspora jonë është pjesë e pandashme e këtij procesi.
Prandaj, bëhu pjesë e regjistrimit të popullsisë - ReKos 2024!